Vasili: Përbuzje për “New Jugosllavinë” e Ramës

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Forumin Ekonomik për bashkëpunim rajonal në Shkup, lidhur me nismën e “Ballkanit të Hapur”.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili akuzon Ramën se po shet Shqipërinë dhe urren Kosovën, si peng i pazareve politike dhe elektorale me Serbinë.

“Rama shet Shqipërinë dhe urren Kosovën, si peng i pazareve politike dhe elektorale me Serbinë! Sot Rama vulosi përfundimisht urrejtjen ndaj Kosovës dhe për këtë mjaftonte vetëm një fraze që ai tha dhe pikërisht: ‘Kur në Shqipëri ra tërmeti, ishin forcat e kërkim shpëtimit nga forcat e rajonit që mbërritën në Shqipëri, ishin dhe ato nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut’.

Të gjithë e kanë të skalitur në mendje arritjen e menjëhershme të Forcave Speciale të Kosovës, që shpëtuan dhjetëra jetë njerëzish, duke prurë edhe qentë, që zbulonin njerëz nën rrënoja. Ky eshte fakt dhe mirenjohja e shqiptareve eshte e perjetshme, kurse Rama ja atribuon Serbise sepse Serbine e do dhe i eshte nenshtruar, ndersa Kosoven e urren.

Minishengeni eshte term fake, pasi ‘New Jugosllavia’ eshte termi real. Vasali eshte Rama qe zvarritet nga pas, ndersa Serbia prin perpara. Si peng i ndereve politike elektorale serbe Rama e trajton Shqiperine si plaçke tregu dhe jep gjithshka duke tradhetuar Kosoven si askush ne historine e Shqiperise.

Perbuzje per New Jugosllavine e Rames dhe te tjereve.

Firmat e Rames do te mbeten si gjurma te pashlyeshme te tradhetise me te larte ndaj Shqiperise, qe nuk ka propagande, qe e mbulon dot. Rama ky armik shqiptareve dhe i Euroatlantizmit nuk e ndryshon dot kurre vendimin mbarepopullor te te gjithe shqiptareve per te pare nga Perendimi.

Europa e Bashkuar eshte drejtimi i vetem pa kthim i Shqiperise dhe as Rama dhe asnje pazar qesharak me Minishengen dhe NeëJugosllavi nuk e kthen dot. Keto te fundit sherbejne vetem per te zbuluar me shpejt tradhetaret e Shqiperise!!”, shkruan Vasili.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.