Vasili: Miu i vogël inferior i skërmitet Europës

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas refuzimit të radhës nga BE të çeljes së negociatave me Shqipërinë.

Ai sjell në vëmendje festën e Edi Ramës në 26 qershor 2018, kur sipas tij u hapën bisedimet e anëtarësimit, ndërsa sot, 4 vite më pas, sulmoi BE-në se janë në hall.

“Miu i vogël inferior i skërmitet Europes!
Ja çfarë shkruante në 26 qershor 2018 ky Edi Rama, që gënjeu dynjane sikur medemek negociatat u hapen.
Ndërsa sot pas 4 vjetësh kur negociatat nuk hapen po na thotë, që Europa qenka në hall dhe se ky punët i paska fjollë me Vuçicin në krah.
Hajde miu i vogël inferior i kapur për bishti, hajde.”, shkruan Vasili.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.