Vasili: Kush ia shkuli veshin Bashës që nuk u regjistrua në zgjedhjet e 13 tetorit?

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka folur për zgjedhjet lokale të 2019 dhe debatit të rindezur së fundmi, në lidhje me dekretimin e datës.

Ai shkruan në rrjete sociale, se “kreu i PD, Lulzim Basha vajti me gëzim te Presidenti për datën e re të zgjedhjeve lokale”, por sipas tij, kur Kreu i Shtetit caktoi datën e re të zgjedhjeve 13 tetorin, PD, nuk u regjistrua fare listë.

Po ashtu, ai nënvizon se lideri demokrat ka më të rëndësishëm protokollin në parti se sa Kushtetutën.

Postimi i Petrit Vasilit:

Kush ja shkuli veshin Bashës, që nuk u regjistrua për zgjedhjet e 13 tetorit??

Vajti me shumë gëzim dhe me turravrap te Presidenti për datën e re të zgjedhjeve lokale të 2019.

Kur u caktua data e re dhe zgjedhjet lokale u dekretuan nga Presidenti në 13 tetor nuk u regjistrua hiç fare.

Se ky demek i donte edhe zgjedhjet një sahat e më parë.

Po kush ja shkuli veshin xhanëm, qe nuk e la të protokollonte kërkesën për regjistrim zgjedhje?

Se ky ka edhe protokollin në parti më të rëndësishëm edhe se Kushtetuta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.