Varhelyi: Do të lidhim BP me rrugë dhe hekurudha me BE-në

Komisioni Evropian ka prezantuar një paketë globale investimesh të quajtur “Global gateway”, që synon të mobilizojë një financim prej 300 miliardë eurosh për projekte globale nga viti 2021 në 2027. Kjo strategji evropiane ka në bazë të saj projekte ndërlidhjesh në fushën e infrastrukturës, transportit, enegjisë, mbrojtjen e mjedisit, arsimin, përmirësimin e sigurisë shëndetësore.

Një pjesë e këtij plani global është dhe plani ekonomik dhe i investime për Ballkanin Perëndimor prej 30 miliardë eurosh, që përbën një të tretën e prodhimit kombêtar bruto të gjithë rajonit dhe që do ofrohet ne grante dhe hua branda 7 viteve.

Gjatë prezantimit të paketës nga Presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen dhe komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi, ky i fundit është shprehur, se plani ekonomik dhe i investimeve për Ballkanin Perëndimor do të filloje të japë rezultate brenda mandatit të Komisionit Evropian.

Varhelyi ka vënë në pah, se plani do ndryshojë realitetet në terren, duke përshpejtuar dhe ulur koston e lëvizjes së personave, mallrave, serviseve dhe energjisë.

“Ky plan përfshin ndërlidhjen e infrastrukturës me autostrada dhe hekurudha me synimin për të lidhur të gjitha kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor midis tyre dhe me BE-në”. Ndërkohë që për energjinë, do të mund të bëjmë të mundur tranzicionin nga qymyri, që përbën burimin kryesor energjitik në energji të rinovueshme dhe të qëndrueshme”, tha ai.

Qëllimi kryesor i kësaj pakete investimesh globale është rritja e rolit të Bashkimit Europian në botë përfshirë Ballkanin Perëndimor, duke reduktuar rolin e aktorëve të tjerë si Kina, me iniciativa si projekti “Brezi dhe Rruga”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.