Shpjegohet Berisha: Pse u ula në krahun e PS-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Gramshi ka sqaruar edhe një episod që u regjistrua në seancën e Kuvendit të së enjtes, ku u ul në krahun e socialistëve. 

Ai pohoi se gjithçka ishte e bërë qëllimisht, për t’ju treguar socialistëve se opozita ishte zëri i vërtetë i atyre që trajtonin problemet e mëdha të qytetarëve shqiptarë.

“Ndaj dhe një ditë në parlament, jo pa qëllim u ula në krahun e deputetëve socialistë. Jua thashë në platformë. U ula këtu për t’ju thënë socialistëve se; zërin e vërtetë tuajin e përfaqësojmë ne që trajtojmë problemet e mëdha të qytetarëve shqiptarë. T’ju bëj një pyetje juve? Çfarë zgjidhi Gjiknuri në këtë rreth? Vodhi votat dhe ja mbathi.”, tha Berisha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.