U nda nga jeta Edi Lurasi, mesazhi i Margaritit: U prehsh në paqe

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka përcjellë një mesazh për ndarjen nga jeta të aktores së shquar shqiptare Edi Lurasi.

“Lamtumirë Edi Luarasi, e talentuara, e bukura, fisnikja, emblema e Festivalit XI. U prehsh në paqe pranë bashkëshortit tënd, me të cilin ndave një jetë plot tallaze, sukseset e skenës dhe përndjekjen për hir të artit”, shkruan ministrja.

Zemra e ikonës së artit shqiptar pushoi së rrahuri në moshën 81-vjeçare. Lajmi u konfirmua për “ABC” nga miqtë dhe të kolegët e Luarasit. Edi Luarasi që në moshë të re debutoi në skenë. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.