“U bë si legjenda e Rozafës”, Rama: Ja kur shpallet fituesi i për aeroportet e Kukësit dhe Vlorës

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme, po zhvillon një takim me qytetarët e Gjirokastrës.

Gjatë bisedës ai ka dhënë edhe një lajm të mirë në lidhje me aeroportin e Vlorës dhe të Kukësit.

Gjatë fjalës së tij ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, kryeministri tha se këto ditë pritet të shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për këto aeroporte.

Sipas tij, ky proces u shoqërua me vonesa për shkak të situatës me pandeminë.

“Shpresoj që këto ditë të kemi fituesin e garës ndërkombëtare që u bë si legjenda e Rozafës, pandemia, hapje-mbyllje, kredia, etje. Këtu në Gjirokastër bëhet fjala për dy aerodrome, që do të jenë turistike”, tha Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.