Shehu kujton themelimin: Krijimi i PD-së, kthesa më e madhe në histori

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga figurat drejtuese të partisë, Tritan Shehu, duke përkujtuar 30-vjetorin e themelimit të PD-së 30 vjet më parë, ka theksuar se edhe pas kaq vitesh misioni i kësaj partie është aktual dhe jetik.

Në një postim në rrjetet sociale, ndër të tjera, Shehu shkruan:

Si sot 30 vite – PD, kthesa e madhe në historinë kombëtare!
PD – shpresa e vetme dhe sot mbas 30 vitesh!
Lindja e PD, pak ditë pas shpërthimit të lëvizjes studentore përbën jo thjesht krijimin e një partie, por momentin e ndryshimit historik shqiptar.
Themelimi i PD shënon lindjen e parë të pluralizmit në historinë tonë, të demokracisë perëndimore në vendin tonë.
PD, që ditën që u krijua nga shtrati studentor, ishte e qartë në idetë dhe aspiratat e saj, në drejtimin që do t’u jepte zhvillimeve të mëtejshme të vendit.
Ajo, me programin e saj, u rendit ndër forcat politike më europeiste, pro amerikane, integruese në BE e për anëtarësim në NATO, që u krijuan atëherë në vendet ish-komuniste…
Misioni i PD është dhe pas 30 vitesh aktual e jetik!

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.