Tritan Shehu, drejtues politik i PD-së në Gjirokastër
Është emëruar edhe i deleguari i fundit në qarqe nga Partia Demokratike.
Bëhet fjalë për ish-deputetin Tritan Shehu, i cili do të drejtojë fushatën në qarkun jugor të Gjirokastrës, ku dhe do të jetë në krye të listës së deputetëve.
Një ditë më parë, kreu i PD-së Lulzim Basha publikoi edhe të deleguarit në Tiranë dhe në Kukës.
Sorry, the comment form is closed at this time.