Tre ish-presidentë dhe Majko mbërrijnë në Hagë

Një vizitë e rëndësishme e katër ish-presidentëve shqiptarër mbërritën në Hagë, ku do të takojnë ish-krerët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte.

Ish-krerët e shtetit Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi, Behgjet Pacolli, si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, do të vizitojnë në Hagë ish-krerët e UÇK-së.

Ish-presidentët shqiptarë pritet të takohen me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe të tjerët, që si ish-krerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim nga Haga.

Më herët, nga Shqipëria ka zhvilluar një vizitë në Hagë kryeministri Edi Rama. Nga Kosova, ish-drejtuesit e UÇK janë vizituar nga krerët fetarë të Kosovës dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.