Topi u rikthye në PD, por ja si e ironizon nënkryetari i FRPD-së

Bashkimi i Bamir Topit me PD-në për zgjedhjet e 25 prillit ishte një surprizë e momentit të fundit. Topi e mbajti “peng” marrëveshjen deri në minutat e fundit, para se të skadonte edhe afati i vendosur nga KQZ.

Për rikthimin e tij në PD, ka ardhur edhe reagimi i ironik nga FRPD. Bëhet fjalë për nënkryetarin e këtij forumi, Lisandër Hoxhën, i cili në rrjetet sociale ka ironizuar duke përshtatur një shprehje të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“U mbush PD me qëndrestarë bulevardi”, – ka shkruar Hoxha.

Ndërkaq, kujtojmë se etiketimi i 21 janarit nga Sali Berisha për Bamir Topin ishte “horr bulevardi”.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.