Topi: PD, si godinë e dëmtuar nga tërmeti dhe e pabanueshme

Situatën brenda Partisë Demokratike, ish-Presidenti Bamir Topi e ka paralelizur me tërmetin e 26 nëntorit.

Sipas tij, PD është si një godinë e dëmtuar në nivelin DS5, pra që nuk është rrëzuar, por është shpallur e pabanueshme.

“Do të përdor një fabul, një metaforê që është shumë e rëndësishme. PD është ndërtuar në 1990, në ato kushte të vitit 1990 që e dini se si janë bërë ndërtesat në kuptimin metaforik. Ndërtesa pa shumë kushte teknike. Dikush një tullë, një shufër hekuri… një ndërtesë me kontributin e shumë njerëzve me aspirata, të përndjekur politikë, që e kishin parë si rreze shprese, erdhën dhe kontribuan aty.

Kjo godinë iu nënshtrua një trajtimi të çuditshëm. U larguan kontributorët dhe erdhën të tjerë e të tjerë. Disa e përdorën si hotel, pavarësisht që sot, është transformuar në një motel në kuptimin metaforik të fjalës. E përdorën për karriera të çuditshme, për trampolina karriere, si llogore sulmi ndaj kundërshtarëve.

Gjatë viteve kanë rënë tërmete. Fisa tërmete të lehta godina i ka përballuar, por nga 1990-2021 janë gati 30 vite dhe vjen një tërmet shumë i fuqishëm, si ai i nëntorit, kjo ndërtesë nuk ka rënë plotësisht, por ekspertët e kanë klasifikuar si DS5, që është e destinuar të rrafshohet. Nuk ekziston më.

Basha dhe Berisha janë dy njerëz që jo vetëm duan të qëndrojnë me çdo kusht, siç ka banorë që s’duan të largohen nga shtëpia, ka dhe të tjerë që duan që ajo të rrafshohet.
Shyqyr që kemi pronësinë për tokën, kemi një pronësi të bukur dhe do ndërtojmë një godinë të re, jo e dy individëve.

Ky është mjerimi i PD-së, që e gjithë beteja për demokraci dhe aspirata që ka pasur ky popull shkuan në hi, një mungesë totale e përgjegjësisë dhe e moralit. Ndërtesa e re do të rrafshojë këto gërmadha dhe do t’u kthehet vlerave reale dhe mbi të gjitha nevojën për të pasur opozitë”, tha Topi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.