Topalli: Nëse Basha humb dhe bashkohet në qeveri me Ramën…
Ish-nënkryetarja e PD-së dhe kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli, nuk ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një poli të ri të së djathtës. “Fragmentizimi i së djathtës është një problem i madh që ka ardhur për shkak të politikave të përçarjes së lidershipit aktual, ndaj dhe janë krijuar këto forca të reja politike. Unë besoj se do dinë që të gjejnë kompromisin dhe do gjejnë negociatat për t’u bashkuar”, u shpreh ajo.
Topalli shtoi se do bashkohej me Murrizin, Patozin, Topin dhe çdo parti që është kundër tre kryetarëve të partive, PS, PD dhe LSI. “Ne do jemi sërish bashkë dhe do të diskutojmë, por në parim është gjëja më normale të mendosh të bashkosh ata poshtë një herë po pse jo dhe këta që janë në krye të forcave të reja politike”. Sipas saj, ajo që po ndodh është mungesa e besimit të përfaqësimit me një ekonomi, që ka rrëshqitur dhe sjellë pasiguri, një popullsi që mplaket dhe një vend që boshatiset.
“Në vendin tonë shqiptarët kanë humbur besimin ndaj çdo institucioni. 90% e shqiptarëve besojnë që forcat aktuale politike janë të korruptuara. 79% e tyre mendojnë se parlamenti është i korruptuar, se drejtësia është e korruptuar dhe se media ka probleme thelbësore”, tha Topalli duke shtuar se “në rast humbjejeje të PD-së, kjo e fundit do të gjejë një justifikim të ri: Nisur nga historia e këtyre tetë viteve do shpikin një justifikim të ri humbjeje ose do shkojnë në një qeverisje bashkë me Ramën. Pastaj do mumifikohen…”.
Sorry, the comment form is closed at this time.