Tensionet në protesta, Rama: Partia e Presidentit përdor minorenët, i josh për të marrë rrugët

Kryeministri Edi Rama, duke folur para gazetarëve, ka akuzuar presidentin Ilir Meta se po nxit të rinjtë që të bëhen të dhunshëm në protestën për vrasjen e Klodian Rashës.

Kreu i qeverisë kritikoi Presidentin, që sipas tij, ende nuk e ka dënuar dhunën.

“Akoma nuk është kujtuar që t’i thotë një fjalë asaj familjeje që rri këtu me zemrën në dorë, nuk ka reaguar për efektivët e policisë. Po del një orë përpara se po i vjen fundi botës. Inkurajon lukninë dhe vë gishtin mbi policinë, vazhdon dhe u tregon shqiptarëve se dhuna është rruga për të bërë përpara në këtë vend”, u shpreh kryeministri Rama.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.