REAGIMI/ Teliti: Qeveria la në mëshirë të fatit 670 mijë pensionistë
Eksperti për Ekonominë pranë Partisë Demokratioke, Dorjan Teliti, ka reaguar në lidhje me shpërblimet që qeveria ka dhënë për pensionistët në kuadër të festave të fundvitit.
“Rama, një histori 7-vjeçare dështimesh e premtimesh të rreme. Në radhë e të dëshpëruar, 670 mijë pensionistë shqiptarë të mbetur në mëshirë të një shpërblimi qesharak prej 50 mijë lekësh.Të patrajtuar financiarisht dhe të harruar nga qeveria e klientelës, pensionistët janë të detyruar të presin lëmoshën e qeverisë. Shqipëria ofron ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj – më pak se çdo vend i botës.
Kosto e jetesës po rritet çdo ditë. Këtë vit çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.7%, duke shkaktuar një humbje të fuqisë blerëse të pensionistëve prej rreth 100 mijë lekësh të vjetra. Pensionistët e shohin këtë shtrenjtim të jetesës kudo, në supermarkete, dyqane ushqimore, në farmaci”, thekson ndër të tjera Teliti.
Sorry, the comment form is closed at this time.