Takimi Rama-Kurti/ Abazi: Nuk ishte përqafim vëllazëror

Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri Boiken Abazi ka deklaruar se përqafimi që kryeministri i Shqipërisw, Edi Rama i bëri atij të Kosovës, Albin Kurti, në Tiranë, nuk ishte vëllazëror.

Abazi shprehet se ai ishte një shtrëngim boksieri për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës. Sipas Abazit, grushti erdhi në intervistën e dhënë nga Rama për mediat serbe.

“Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksierwt bëjnë për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës.

Dhe grushti erdhi menjëherë pas “përqafimit”, në intervistën për “Euronews Serbia”, ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë”, tha ai.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.