Takimi i radhës/ Edhe pse dorëzoi firmat, Berisha nuk e ndal ‘Foltoren’

Ish-kryeministri, Sali Berisha do të vijojë me ‘Foltoren’ e radhës, që do të zhvillohet nesër në qytetin e Sarandës.

Berisha u bën thirrje demokratëve të Sarandës që të marrin pjesë në këtë takim, që do të mbahet në orën 17:00 në Hotel Mediterrane.

“Neser diten e Premte me daten 12 nentor ne ora 17:00 ne qytetin e Sarandes ne Hotel Mediterrane do mbahet ‘Foltorja’: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Sarande te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!” shkruan ai në postimin e tij.

Berisha dorëzoi dje 4.200 firmat e mbledhura për thirrjen e Këshillit Kombëtar, por pavarësisht kësaj, ai do të vazhdojë mbajtjen e takimeve të radhes me demokratët në qytete të ndryshme të vendit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.