Tabaku: Taksa e sheshtë 9%, drejtësi për shtresën e mesme

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, teksa fliste për planin ekonomik të PD-së, akuzoi kryeministrin Edi Rama se taksoi shtresën e mesme dhe uli taksat për oligarkët.

Gjatë një konference për mediat, Tabaku theksoi se taksa e sheshtë 9 për qind ka në qendër familjen dhe individin, si dhe do të ulë zvogëlojë informalitetin.

Sipas saj, paketën e ndihmës në periudhën e pandemisë e përdorën klientët e kryeministri Rama dhe jo biznesi i mesëm ose i vogël.

“Si rezultat i taksës progresive, taksat u rriten me 3 miliardë euro, pjesa më e madhe mori favore. Kush e mori në kohën e Covidit, pjesën më të madhe. Ne e kemi denoncuar se kush e përdori fondin, oligarkët. Ai i ka ngritur në piedestal. Njerëzit e thjeshtë janë taksuar dhe mbi taksuar. Ky është premimi më i madh i Bashës, eleminimi i çdo favori që iu janë bërë bizneseve. Do t’i trajtojmë të gjithë taksapaguesit në mënyrë të barabartë”, tha Tabaku.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.