Tabaku: Rama mashtroi me rritjen ekonomike imagjinare

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, gjatë një deklarate për mediat ka hedhur poshtë pretendimet e Edi Ramës për rritjen ekonomike dhe të nivelit të demokracisë.

Duke cituar raporte ndërkombëtare, Tabaku ka pretenduar për të kundërtën.

“Deklarata e Ramës mbi rritjen ekonomike imagjinare të Shqipërisë, por njëkohësisht renditjen në lidhje me demokracinë, janë thjesht një shaka e hidhur.

Rënia ekonomike e Shqipërisë është 7.5% dhe të gjithë institucionet ndërkombëtare flasin qartë dhe thonë që Rama ka qenë i paaftë, ka dështuar për ta menaxhuar krizën e pandemisë por njëkohësisht edhe tërmetin.

Shqipëria ka pasur një përparim qesharak në 7 vitet e fundit në këtë raport. Dhe ky përparim që e kaloi Shqipërinë nga grupi i vendeve me demokraci hibride në grupin e vendeve me demokraci të lëkundur, është rezultat i vetëm një elementi dhe i një faktori, miratimi i Kodit Zgjedhor dhe marrëveshja e 5 qershorit.

Këtë marrëveshje përmend dhe raporti për Demokracinë i ‘The Economist’ ndërkohë që në të gjithë treguesit e tjerë vendi vazhdon të jetë po aq keq sa në 7 vitet e fundit.

Ndërkohë që këtë marrëveshje Rama e ka prishur, e ka shkelur me dy këmbë dhe sigurisht nuk i ka sjellë asnjë përmirësim në asnjë tregues të demokracisë.

Marrëveshja e 5 Qershorit u prish në kurriz të Demokracisë dhe Lirisë së qytetarëve për të zgjedhur një qeveri demokratike që punon për qytetarët dhe beson tek liria.

E vërteta është se janë 5 shtylla kryesore dhe 60 tregues që ka matur ‘The Economist’, ndërkohë që në të gjithë treguesit ka pasur rënie, në të vetmen pikë, në miratimin e këtij ligji ka pasur përparim”, theksoi ndër të tjera Tabaku.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.