Sulmet ndaj Këlliçit brenda PD, Astrit Patozi i del në mbrojtje

Politikani Astrit Patozi i del në mbrojtje deputetit Belind Këlliçi, pas sulmeve që i janë bërë këtij të fundit nga brenda PD-së së Rithemeluar. Ai thotë se politikani i ri po goditet nga të gjithë krahët, dhe nuk ka tradhtuar askënd.

“Dhe pyetja është se çfarë ka bërë Belindi i shkretë që të meritojë kaq shumë vëmendje dhe armiqësi brenda llojit në një kohë kaq të shkurtër, në kushtet e një thatësire politike, kur foltores i nevojitej çdo kuatje bretkoce, prej çfarëdo pellgu që të vinte. Sepse mendoj që ajo nuk e ka luksin të zgjedhë në korin përherë e më të rralluar të dishepujve të saj”, shkruan Patozi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.