Spiropali: Policia u përball 2 orë me gurët e protestuesve, duhet t’i dhimbset çdo shqiptari
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, deklaroi në News 24 se policia u përball për 2 orë me gurët e protestuesve të irrituar.
Spiropali thekson se ata policë që dolën atë ditë në shesh për të mbrojtur institucionet, duhet t’i dhimbsen çdo shqiptari.
“Policia që pret gurët për 2 orë duhet t’ju dhimbet të gjithëve. Ata që godasin me gurë policinë, të maten mirë, sepse do të përballen me ligjin.
Nuk jam në dilemë nëse duhet të jem ministre e Brendshme. Është çështje për të cilën nuk jam ballafaquar. Ne kemi qenë dhe jemi me qytetarët shqiptarët”, tha Spiropali.
Sorry, the comment form is closed at this time.