Spiropali: Opozita njohu zgjedhjet duke pranuar mandatet

Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Parlamentim, ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në Dita Jonë nga ku foli për situatën politike në vend pas 25 prillit, si dhe për qeverinë e re.

Spiropali theksoi se opozita i ka njohur zgjedhjet e 25 prillit, duke pranuar mandatet e deputetëve. Ajo u shpreh se mazhoranca është e hapur për bashkëpunim me opozitën edhe pse Basha e ka mohuar një gjë të tillë.

“Kryeministri ka përmendur bashkëpunim. Ne nuk kishim limit. Ne ofruam bashkëpunim sepse e dimë se sa i rëndësishëm është konsensusi për Shqipërinë. Për ne nuk kishte kufij, por duket se PD është futur në një rrugë të vjetër, për kontestim të zgjedhjeve, por këtë e kuptojmë që është për përdorim të brendshëm, për zgjedhjet në PD. Lajmi i mirë është që do t’i kemi në shtator në kuvend. Lajmi i mirë është që ata i kanë pranuar zgjedhjet derisa kanë pranuar mandatet. Presidenti mund të jetë edhe nga opozita, jemi të hapur.

Është lajm shumë i mirë që opozita do të jetë në kuvend. PD e ka vuajtur këtë, por patjetër e ka vuajtur edhe publiku, pasi nuk i ka asnjë borxh ku ne thellohemi kaq shumë. Tashmë debati do të jetë demokratik. Në shtator ne do të prezantojmë programin dhe qeverinë e re”.

Spiropali u pyet edhe për figurat e PS që mbetën jashtë parlamentit të ri, si Pandemi Majo, Mimi Kodheli apo Ervin Bushati. Ajo theksoi se në qeverinë e re ka vend për të gjithë ata që kanë kontribuar, ndërsa pranoi se sistemi dhe fleta e votimit duhet parë sërish.

“Në këtë qeverisje të re ka vend për të gjithë ata që kontribuan. Për këtë arsye edhe të këtij sistemi që ishte pak i panjohur, i cili kishte probleme edhe për shkak të fletës së votimit, mund të kenë mbetur jashtë për disa arsye. Ka vend për ta parë si fletën e votimit dhe këtë sistem”, tha Spiropali.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.