Spiropali: Luli Gjumi mori pozat e patriotit, për 8 vite s’e zuri kurrë me gojë gjenocidin
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha se kur të vijë në pushtet, do të miratojë një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.
Spiropali akuzoi opozitarët dhe presidentin se po sillen si patriot, por kur ishin në pushtet nuk e përmendën asnjëherë gjenocidin serb.
“Mburraveci Luli Gjumi mori sot pozat e patriotit, i cili, me pushtetin e ardhëm që s’ka për ta pasur kurrë, gjumin që s’do i dalë anjëherë, dhe tabelën e shumëzimit që gjithmonë do ta gabojë, do dënoka genocidin serb. Lul, eja në vete gjumash! Për 8 vite në pushtet genocidin serb s’e zure kurrë me gojë. Për të mos mbetur mbrapa Lulit, Likja mori pozat e superpatriotit që paska mbrojtur integritetin territorial të Kosovës dhe për Atdhe s’lë medalje pa dhënë dhe nënshtetësi pa shitur. E dha një kushtrim patriotik demoniak edhe Sali Berisha. Me një zë që mund të dalë vetëm nga gurmazi i shejtanit, tha ca gënjeshtra aq të trasha nga ato që vetëm mendja e djallit mund t’i nxjerrë nga fundi i ferrit. Nuk e besonim. Por paska shqiptarë që mund të jenë kaq të zinj në shpirt dhe kaq budallenj në mendje. S’e kanë problem të gënjejnë dhe të mburren pafundësisht shejtanbudallenjtë”, tha Spiropali.
Sorry, the comment form is closed at this time.