Spahiu: Kredi 25 mijë euro për hapjen e sipërmarrjeve

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu gjatë një takimi me të rinjtë e kryeqytetit, në kuadër të fushatës elektorale tha se ato do të stimulojnë biznesin që të punësojnë të rinjtë.

Spahiu tha se do të mbështesin rininë me kredinë e butë deri në 25 mijë euro, për hapjen e një sipërmarrjeje.

“Ne do qeverisim që rinia ta shohë Shqipërinë si shtëpinë e saj. Ne do stimulojmë biznesin që të punësojë të rinjtë. Ne do mbështesim rininë me kredinë e butë deri në 25 mijë euro për hapjen e nje sipërmarrje. Ne do përgjysmojmë tarifat për arsimin e lartë. Për këto diskutuam edhe me këta të rinj entuziastë të Laprakës”, tha Spahiu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.