Sot dita e dytë e ‘Open Balkan’, 5 marrëveshjet që priten të nënshkruhen

Sot do të zhvillohet dita e dytë e samitit ‘Open Balkan’ në Tiranë! Pas darkës zyrtare që zhvilluan një natë më parë në Elbasan, kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, sot do të nënshkruajnë 5 marrëveshje në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’.

Marrëveshja e parë që pritet të nënshkruhet është ajo për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
Një tjetër marrëveshje që pritet të nënshkruhet është për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja e tretë që do të nënshkruhet, është ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

Dhe marrëveshja e pestë është ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

Axhenda për ditën dytë të samitit

09.00 – Mbërritja e drejtuesve dhe delegacioneve në Pallatin e Brigadave (mundësi foto)

09.05 – Takimi i 3 drejtuesve (Vendi: Pallati i Brigadave)

H.E. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

H.E. Aleksandar Vuçiq, President i Republikës së Serbisë

H.E. Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut

09.30 – Seancë plenare

Formati: 1+2 (tavolina kryesore) +3 (ulje prapa)

Fjalët hyrëse (3-5 minuta):

H.E. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

H.E. Aleksandar Vuçiq, President i Republikës së Serbisë

H.E. Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut

H.E. Olivér Várhelyi, Komisioner për Zgjerimin dhe Fqinjësinë (online)

Znj. Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Z. Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s

Z. Matej Zakonjšek, Drejtor i Komunitetit të Transportit

Z. Marko Cadez, Kryetar i Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë

Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:

Znj. Ines Muçostepa, Kryetare e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

Z. Antoni Peshev, kryetar i Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Maqedonisë së Veriut

Gjuha e punës: Anglisht

10.30 – Pushim për kafe

10.45 – Diskutimi i liderëve mbi Axhendën e Ardhshme për Ballkanin e Hapur

Formati: 1+3

Moderues dhe prezantues: Këshilli Atlantik (3 përfaqësues)

Gjuha e punës: Anglisht

11.30 – Ceremonia e nënshkrimit

1 – Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

Niveli i nënshkrimit: Drejtuesit

2 – Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Niveli i nënshkrimit: Drejtuesit

3 – Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

Niveli i nënshkrimit: Drejtuesit

4 – Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

Niveli i nënshkrimit: Ministri i Ekonomisë dhe Financave

5 – Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

Niveli i nënshkrimit: Ministri i Ekonomisë dhe Financave

Gjuha: Anglisht

12.00 – Foru

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.