Soreca takim më Bashën: Diskutuam situatën politike në Shqipëri

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca pas fitores në zgjedhjet e PD-së ka takuar Lulzim Bashën.

Soreca përmes një postimi në rrjetin social ”Twitter” shkruan se në këtë takim kanë diskutuar në lidhje me situatën politike në vend.

Ndër të tjera ai thekson se në këtë takim është diskutuar dhe në lidhje me hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e integrimit në BE.

“Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i PD, u takova sot me Lulzim Bashën për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.”, shkruan Soreca

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.