Karta me simbolet zyrtare/ Në PD luhet filmi “Ilegalët”

Ka nisur shpërndarja e kartave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor, datë e propozuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në këto karta janë përdorur edhe simbolikat e PD.

Kjo ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike, nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të saj, Gamzent Bardhi.

Ky i fundit i ka cilësuar si ilegale kartat e shpërndara me të dhënat e atyre që kanë kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

Nëpërmjet një emaili, Bardhi sqaron se logo e PD përdoret vetëm me lejen e bazës, kësisoj sipas tij, duke qenë se nuk është autorizuar nga asnjë organ përfaqësues i PD, ato cilësohen si të paligjshme.

Në një tjetër reagim të mëpasshëm, PD sqaron se emaili i Bardhit nuk ka të bëjë me leximin e emrave, por me faktin që po shpërndahen karta (badges) për datën 11 me logon e PD dhe Kuvendit Kombëtar, sipas saj ndaj kujtdo që mendohet se është delegat. Sipas PD, meqë se nuk lejohet përdorimi i simboleve të partisë pa autorizim, si dhe “në vijim të ankesave të anëtarëve të Kuvendit për përdorimin pa leje të tyre të të dhënave nga persona të paidentifikuar, sqaron që dokumentet janë të falsifikuara”.

“Në media është publikuar një email i Sekretarit të Përgjithshëm z. Bardhi drejtuar Degëve të Partisë. Duam të sqarojmë se email nuk ka të bëjë me leximin e emrave, por me faktin që po shpërndahen bexha për 11-tën me logon e PD dhe Kuvendit Kombëtar kujtdo që mendohet se është delegat. Duke qenë se nuk lejohet përdorimi i simboleve të partisë pa autorizim, si dhe në vijim të ankesave të anëtatëve të Kuvendit për përdorimin pa leje të tyre të të dhënave nga persona të paidentifikuar, është sqaruar që dokumentet janë të fallsifikuara, të paautorizuara nga asnjë organ i PD. Për këtë shkak është dërguar kërkesa në degë për mbledhjen e informacionit për personat që e kryejnë këtë proces të paligjshëm”, thuhet në reagimin e PD.

Ata që kanë kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor, janë duke shpërndarë karta, në të cilat janë të shkruar të dhënat e tyre personale, si dhe janë përdorur simbolikat e partisë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.