Shehaj: PD i humbi zgjedhjet, duhet të pranojmë të vërtetën

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka deklaruar se PD-ja i ka humbur zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Shehaj tha se ata momentalisht nuk duhet të flasin për zgjedhjet, por për mënyrën se si të përmirësojnë PD-në.

“Unë nuk di që PD të jetë në pushtet. Nëse PD është në opozitë, për mua nuk është fitore. Unë mendoj që nëse PD nuk është në pushtet, kjo është një humbje. Ne kemi një problem të madh me të vërtetën, nëse nuk themi të vërtetën nuk mund të fitojmë zgjedhjet e ardhshme.

E rëndësishme është do futemi ose jo në parlament. Unë mendoj që PD duhet t’i pranojë mandatet dhe do t’i pranojë, pavarësisht se kush do jetë kryetari i ardhshëm. Janë lojëra fjalësh”, tha ai.

Në lidhje me çështjen e hyrjes së kandidatëve të zgjedhur për deputetë në Kuvend, ai u shpreh se të gjithë do të hyjnë në Kuvend.

“Kandidatët e zgjedhur për deputetë duhet që të futën në Parlament, edhe ata që thonë se s’do futen, kanë për t’u futur. Po bëjnë lojëra fjalësh kot. Kushdo që të jetë në krye të PD-së, kandidatët e zgjedhur do të hyjnë në Kuvend”, tha Shehaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.