Shehaj: E papranueshme të qëndrosh në krye të partisë pasi ke dështuar

Kandidati për kryetar në Partinë Demokratike, Agron Shehaj, gjatë takimeve me anëtarë të PD-së, në Fushë Krujë dhe Krujë, tha se qëndrimet e kryetarit Lulzim Basha janë të pashpjegueshme, pasi ai i provoi rrugët dhe mjetet e tij për të rrëzuar Edi Ramën, por që rezultuan dështime.

“Është e papranueshme t’u thuash demokratëve do e rrëzoj Ramën me çadër, pastaj me marrëveshje, pastaj me protesta, pastaj me bojkot, pastaj me marrëveshje tjetër, pastaj me zgjedhje dhe pasi ke dështuar me të gjitha, t’u thuash ‘më vodhën votat, po unë dua të rri edhe katër vjet të tjera, që të provoj prapë të njëjtat gjëra’.

Demokratët kanë sakrifikuar shumë këto 8 vjet dhe atyre nuk mund t’u kërkohet të vazhdojnë të shpresojnë më kot. Demokratët meritojnë një lider që i del për zot rrëzimit të Ramës dhe që, nëse dështon, largohet dhe i hap rrugën të tjerëve që mund të jenë më të zotë se ai. Që ditën e parë në detyrë unë do kërkoj që statuti i PD-së të detyrojë humbësin e zgjedhjeve parlamentare të largohet dhe të mos kandidojë më.”, tha Shehaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.