Sandër Lleshaj i dorëzon detyrën Bledi Çuçit dhe shkëmbejnë porositë e fundit

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak minuta më parë në ambientet e ministrisë së Brendshme, ku e prisnin i dorëhequri Sandër Lleshaj dhe i emëruari Bledi Çuçi.

Ish-ministri dhe ministri u ndalën së bashku disa minuta për të biseduar në hyrje të ministrisë, por pse jo dhe për të lënë porositë e rastit, në lidhje me detyrat që kanë mbetur përgjysmë, dhe kërkojnë një shtysë për të ecur para.

Më herët gjatë ditës së sotme, vetë Çuçi i cili do të drejtojë Ministrinë e Brendshme, i dorëzoi detyrën e Ministres së Bujqësisë Milva Ekonomit, e cila u zgjodh në këtë pozicion me propozim të kryeministrit Edi Rama, dhe me dekretim të presidentit Meta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.