Kush është diplomatja shqiptare që u dëbua sot nga Rusia

Ministria e Jashtme e Rusisë ka shpallur “non grata” këtë të hënë Sekretaren e parë të Ambasadës Shqiptare në Moskë, Jonida Drogu.

Në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga Ministria thuhet se, këtë të martë është thirrur ambasadori Arben Gazoni, të cilit i është dorëzuar nota zyrtare, sipas të cilës, Drogu duhet të largohet brenda 72 orësh nga territori i Rusisë.

“Ky hap u mor nga pala ruse në përgjigje të vendimit të Shqipërisë për të dëbuar nga vendi, nën një pretekst plotësisht të sajuar, të Sekretarit të Parë të Ambasadës Ruse në Tiranë. Ne i konsiderojmë veprimet e palës shqiptare si një provokim, me qëllim për të fituar pikë politike në kushtet e fushatës zgjedhore që ka filluar në Shqipëri, duke luajtur së bashku me forcat anti-ruse në Perëndim dhe duke kërkuar mbështetjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Tashmë, Ambasada e Shqipërisë në Moskë është funksionale vetëm me ambasadorin Gazoni.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.