Rudina Hajdari: Të miratojmë një paketë të tretë ndihme

Deputetja, Rudina Hajdari, propozoi që Kuvendi të miratonte një tjetër paketë ndihme për qytetarët, që gjenden në vështirësi nga COVID-19, si dhe për bizneset e vogla. Ajo ka kërkuar dhe shpjegime lidhur me fondet që qeveria ka ne dispozicion për kapërcimin e situatës së pandemisë.
“Pse u morën kaq shumë borxh, kur plani ishte që të përdorimin kaq pak për kompensimin e dëmeve apo dhe mbështetjen e shëndetësisë. Meqë u morën borxh 1.2 mld euro, pse s’ju dhamë ndihmë atyre njerëzve që vuajnë nga pandemia? Pse s’ju dha një paketë e tretë për ata njerëz dhe bizneset në nevojë? Pse të mos japim një paketë ndihme për biznesin e vogël, që po mbyll qepenat çdo ditë. Një transfertë direkte për përballimin e kostove. Mbyllja e bizneseve do të na kushtojë shumë e më shumë. Le të miratojmë një paketë për biznesin e vogël, që të mbulojë koston fikse për qiranë apo taksat. Kjo do të ndihmojë dhe në stimulimin e konsumit. Sikur 200 mln euro t’i angazhojmë për t’i dhënë për krizën, do të mjaftonte që të rikuperohej diçka. Borxhet i kemi marrë, interesat po i paguajmë. Ndaj t’i përdorimin këto borxhe për diçka atë mirë. I kemi marrë gjithmonë dhe një Zot e di se ku kanë shkuar.”, theksoi ndër të tjera Hajdari.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.