Ruçi: Shqiptarët, urë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe vendeve ku jetojnë
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në një mesazh me rastin e 18 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve , tha se kjo ditë është një moment reflektimi për historinë dhe akualitetin e emigracionit shqiptar, për diasporën e hershme dhe të re të Shqipërisë.
“Diaspora e hershme ishte një promotore e zgjimit, rilindjes dhe forcimit të vetëdijes kombëtare e pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët u janë përjetë mirënjohës punëtorëve të mendjes, të penës dhe luftëtarëve e patriotëve të diasporës që e prezantuan dhe mbrojtën pavarësinë dhe integritetin e Shqipërisë në kancelaritë perëndimore”, shprehet kreu i Kuvendit.
Sipas tij, diaspora e re është një faktor i fuqishëm i mbështetjes së zhvillimit ekonomik, shoqëror, politik e kulturor të vendit. Emigrantët shqiptarë janë sot qytetarë evropianë dhe perëndimorë; një urë e rëndësishme e bashkëpunimit të Shqipërisë me vendet ku ata jetojnë; një faktor emancipimi dhe kulture; kontribues dhe sponsor në sistemin e mirëqenies në vendet ku jetojnë dhe për familjet dhe atdheun e tyre: “Unë jam krenar që Kuvendi i Shqipërisë gjatë kësaj legjislature hapi rrugën për mundësine e votës së emigrantëve nga vendet ku jetojnë”.
Sorry, the comment form is closed at this time.