Ruçi uron kryeparlamentarin suedez Norlén me rastin e Festës Kombëtare

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër urimi Andreas Norlén, Kryetar i Riksdag të Suedisë, në të cilën i përcjell urimet për Festën Kombëtare. Në mesazhin e tij Rucci thekson se Suedia ka dhënë kontribut të spikatur për zhvillimin dhe paqen.

“Me rastin e Festës Kombëtare të Mbretërisë së Suedisë, përvjetorit të themelimit të Suedisë moderne, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, ju dërgoj përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta.

Themelimi i Suedisë moderne është një ngjarje e madhe historike për kombin, emancipimin politik e shoqërorë të Suedisë si edhe mirëqenien e popullit suedez.

Suedia është sot një vend i zhvilluar dhe i përparuar, anëtare e Bashkimit Europian, dhe kontribuese e spikatur në përpjekjet e kombeve për zhvillim, konsolidimin e demokracisë, mirëqenie, stabilitet, siguri dhe paqe.

Republika e Shqipërisë dhe Mbretëria e Suedisë kanë marrëdhënie shumë të mira dhe unë shpresoj që bashkëpunimi midis dy vendeve tona të njohë zhvillime të reja në të ardhmen. Përfitoj nga ky rast për të shprehur mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë dhe timen personale për mbështetjen e Suedisë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë, veçanërisht në vendimin e Këshillit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe mbështetjen për mbajtjen sa më shpejt të Tryezës së Parë Ndërqeveritare.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.