Ruçi: Shqipëria ka pasur si objektiv shndërrimin e Axhendës 2030 në përparësi kombëtare
Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi, mori pjesë dhe përshëndeti në takimin “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Roli i Parlamenteve në Zbatimin e tyre”, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Unionin Ndërparlamentar
Takimi u moderua nga Kryetarja e nënkomisionit parlamentar për OZhQ, deputetja Senida Mesi.
Axhenda 2030 dhe realizimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm është një përparësi kombëtare dhe Kuvendi i Shqipërisë e ka kthyer këtë Axhendë në objektiv të rëndësishëm të punës, nëpërmjet procesit legjislativ, kontrollit parlamentar dhe miratimit e kontrollit të përdorimit të buxhetit.
Në takim përshëndeti gjithashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Ndërparlamentar, Z. Martin Chungong si edhe Koordinatorja Rezidente e OKB në Shqipëri, znj. Fiona McCluney.
Pjesëmarrës në takim ishin edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë si edhe nga parlamentet e disa vendeve fqinje.
Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizoi se “Veprimtaria jone per realizimin e ketyre objektivave niset nga premisa se gjatë viteve të fundit, edhe Shqipëria ka pasur si objektiv shndërrimin e Axhendës 2030 në përparësi kombëtare. Në funksion të saj janë vendosur të gjitha strategjitë dhe dokumentet e politikave te zhvillimit të vendit.
Kuvendi i Shqipërisë e ka kthyer këtë Axhendë në prioritet, nëpërmjet procesit legjislativ, kontrollit parlamentar, miratimit e kontrollit të përdorimit të buxhetit dhe përfaqësimit të zgjedhësve.
Miratimi, në Dhjetor 2017, i Rezolutës “Për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të Agjendës 2030 të shteteve anëtare të OKB-së”, ka qënë hapi ynë i pare, i cili u shoqërua me ngritjen e grupeve të punës për ndjekjen e monitorimin e detyrave të Rezolutës
Duke falenderuar Unionit Nderparlamentar dhe duke marre shkas nga ky takim, do te sugjeroja që të shtohen shkëmbimet e përvojave në nivel global, në kontinent e në rajone sepse ato ndihmojnë krijimin e sinergjive për zbatimin, monitorimin dhe buxhetimin e angazhimeve për zbatimin e Axhendës 2030 dhe realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Sorry, the comment form is closed at this time.