Ruçi pret Ambasadorin e ri të Spanjës: Mirënjohje për mbështetjen tuaj për negociatat
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e ri të Spanjës, Marcos Alonso Alonso, me rastin e fillimit të mandatit të tij në Shqipëri, duke e uruar atë për detyrën e tij.
Gjatë takimit u diskutua mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, bashkëpunimin dypalësh, bashkëpunimin parlamentar dhe çështje të tjera. “Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen që Spanja vazhdon t’i japë integrimit evropian të Shqipërisë, pas çeljes së negociatave dhe ne kemi ndërmarrë të gjitha hapat dhe po punojmë fort për të përmbushur kushtet e vendosura për mbajtjen e Tryezës së parë ndërqeveritare me BE-në. Marrëdhëniet tona dypalëshë janë shumë të mira dhe nuk kemi asgjë që na ndan. Përkundrazi, na bashkojnë aspiratat evropiane dhe partneriteti në NATO”, tha ndër te tjera, Kryetari i Kuvendit
Nga ana e tij, Ambasadori Marcos Alonso Alonso theksoi se do të bëjë ç’është e mundur për intensifikimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve, si edhe fuqizimin e bashkëpunimit parlamentar.
Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dhe Ambasadori i Spanjës, z. Alonso, biseduan edhe për bashkëpunimin dypalësh parlamentar, ecurinë e reformës në drejtësi dhe të reformës zgjedhore si edhe për çështje të tjera të zhvillimeve në vend.
Sorry, the comment form is closed at this time.