Ruçi: Mirënjohje Nanos. Edi Ramën nuk e donin në 2003, por sot…

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në fjalën e tij në Kongres i shprehu mirënjohjen Fatos Nanos, i cili bëri katër vite burg “për të vetmen arsye se ishte kryetar i PS-së”.

“Ne jemi krenarë për ty, për shumë gjëra, pasi shumëkush nga ne e nga kundërshtarët e tu i thotë vetes politikan, por askush nuk thotë dot që ti, Fatos Nano, nuk je politikan. I dashur Fatos, ne jemi krenarë që të kemi pasur kryetar për 14 vjet, pasi kushdo nga ne e kundërshtarët e tu i thotë vetes intelektual, po askush nuk të thotë që ti nuk je intelektual. I dashur Fatos, shumë socialistë u persekutuan po 4 vjet burg i bëre vetëm ti i dashur për të vetmin faj, se ishe kryetari jonë. Mirënjohje Fatos Nano!”, tha Ruçi.

Ndërsa për Edi Ramën, ai u shpreh: “Në vitin 2005 u pranua humbja dhe u dha dorëheqja e Fatos Nanos. Këtë e bën vetëm një lidership dhe një parti e civilizuar dhe e emancipuar. Për të ardhur në periudhën e dytë 2005 e deri më sot. I dashur Edi, të kujtohet 2003 kur shprehe dëshirën tënde për t’u bërë kryetari jonë? Shumë dyer të PS t’u mbyllën e shumë delegatë nuk hidhnin firmën për të mbështetur kandidaturën tënde, e megjithatë ti qëndrove strikt, pasi e dije mirë që të bëhesh lider i familjes politike nuk mjafton vetëm ambicia jote, por duhet patjetër dhe dëshira dhe dashuria e atyre për të cilën ti pate ambicien për t’u bërë kryetari i tyre. Dhe ajo erdhi fare natyrshëm në vitin 2005. Dhe ja ku jemi sot”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.