Ruçi: Arritje kombëtare, do kontribuojmë për një botë më të sigurt

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përshëndetur përzgjedhjen e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Ruçi shkruan se kjo nuk është vetëm një arritje diplomatike, por historike për vendin tonë që do të kontribuojë për një botë më të sigurt.

“Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023 është një sukses i merituar i Shqipërisë.

Në këtë arritje kanë meritë të gjitha institucionet shqiptare, që jo thjesht lobuan, por ditën të krijojnë perceptime të drejta dhe bindën 175 shtetet anëtare për garancitë që ofron Shqipëria si një kontribuuese për demokracinë, zhvillimin dhe paqen.

Qeveria dhe diplomacia shqiptare kanë meritën e tyre të madhe në këtë proces. Kjo nuk është thjesht një arritje diplomatike, por kombëtare. Vetëm një vend që bind për institucione demokratike zhvillim, stabilitet e siguri, mund të kontribuojë në sigurinë dhe paqen në botë.

U shpreh mirënjohjen të gjithë kryeparlamentarëve të vendeve anëtare, të cilët iu përgjigjën lobimeve të Kuvendit dhe kontribuan në votimin për Shqipërinë”, shkruan Ruçi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.