Ç’mendon Voltana Ademi për krizën në PD, Bashën dhe Berishën?

“Kriza në Partinë Demokratike është përtej dyshes Basha-Berisha. Është e rëndësishme të diskutohet mes demokratëve së çfarë do të jetë Partia Demokratike, e kjo duhet të dalë përtej interesave personale”.

Ishte ky reagimi i kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi mbi situatën e krijuar në PD.

Zonja Ademi thotë se qëndrimi i saj është përtej Bashës dhe Berishës: “Në PD ka një krizë që vjen si rrjedhojë jo e fakteve Basha-Berisha, por përtej asaj… Unë mendoj se duhet të jetë përtej asaj. Është e rëndësishme të diskutohet mes demokratëve se çfarë do të jetë Partia Demokratike. E kjo duhet të dalë përtej interesave personale. Të dalim përtej lidershipit. Doktori edhe Basha janë anëtarë të PD-së, ata kanë kryesuar Partinë Demokratike dhe në asnjë rast nuk do duhet të diskutojmë mbi këtë apo mbi atë, mendoj e diskutimi duhet të shtrohet mbi atë çfarë ne duhet të bëjmë, ndryshe kthehen në çështje personale”.

Kryebashkiakja është ndalur edhe te vendimi i Kushtetueses mbi zgjedhjet lokale.

“Duhet të sqarohet situata nga aspekti kushtetues në të cilën ndodhen bashkitë sot. Duhet një vlerësim se çfarë duhet bërë. Unë po pres arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese për të parë se si e kanë argumentuar ndër të tjera një fakt që votimi atë ditë ishte vetëm për një parti e nuk kishte votë kundër”, tha zonja Ademi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.