Rivalitet me Tahirin për PS-në? Veliaj: E gjitha legjendë urbane, kemi pasur super-bashkëpunim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka adresuar “fjalët” se mes tij dhe Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, ka rivalitet për drejtimin e Partisë Socialiste. I ftuar në emisionin “AbcNews”, Veliaj thotë se nuk ka pasur kurrë rivalitet me Tahirin.

Ai ka shtuar se ka pasur “super-bashkëpunim” me të dhe se e gjithë fabula ishte krijuar nga publiku.

PJESË NGA BISEDA:

Si është atmosfera në PS përpara zgjedhjeve, kush është rivali yt më i fortë?

Erion Veliaj: Kam sfiduar rivalë, por Basha nuk pranoi në Tiranë, Monika Kryemadhi nuk pranoi

Kisha parasysh Saimir Tahirin….

Erion Veliaj: As unë dhe as Saimir nuk kemi pasur kurrë rivalitet

Kështu u shihte publiku…

Erion Veliaj: Kemi qenë në ministri të ndryshme dhe kemi pasur super bashkëpunim. Është e gjitha një legjendë urbane.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.