Rindërtimi/ Rama: Për shtëpitë në pika të largëta, do ua japim lekët direkt

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i i Tiranës, Erion Veliaj, i ka dorëzuar 4 familjeve në Farkë dokumentat për shtëpitë e rindërtuara.
Ai ngriti shqetësimin me një grup familjesh që i kanë shtëpitë larg ose nëpër pika gjeologjike të vështira . Sipas kryeministrit, qeveria nuk do investohet direkt për t’u rindërtuar banesat aty ku janë, por do u financojë me para direkt rindërtimin dhe më pas familjet mund të vendosin vetë të ngrenë shtëpitë e tyre aty ku janë ose të spostohen.
Sipas tij ky grup nuk është i madh, por garantoi se problemi do zgjidhet. Ahmetaj shtoi se 5 familje të tilla janë vetëm në Farkë të Tiranës.
‘’Kemi problem me disa shtëpi që janë nëpër pika të largëta, gjeologji të vështira, do u japim direkt lekët. Të vendosin vetë nëse do e rindërtojnë vetë me financimin tonë, ose të spostohen që mos kemi telashe jo pse më lëviz, pse s’më lëviz. Këtij grupi, që nuk është grup i madh, do u japim lekët një për një.’’- tha Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.