Rindërtimi në Lezhë, Rama: 184 familje do të marrin banesa në kompleksin e ri

Në qytetin e Lezhës do të ndërtohet një kompleks pallatesh për të pastrehët e tërmetit të 1 viti më parë. Do të jenë 184 familje që do të marrin banesa në këtë kompleks.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri për Rindërtimin Ahmetaj panë edhe punën për ndërtimin nga e para të një tjetër pallati, i cili pësoi dëmtime të rënda nga lëkundet sizmike.

Kryeministri Edi Rama pa edhe investimin në shkollën “Llesh Nik Daka” të Lezhës, e cila është rindërtuar nga e para. Në këtë shkollë do të nisin shumë shpejt mësimin 535 nxënës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.