Revoltohet ministrja: Ku janë këshilltarët e PS?

Ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali, ka reaguar pasi u ka tërhequr vëmëndjen e socialistëve në mbledhjen e Shkodrës.

Bilali shkruan në një postim në “Facebook” – ku bashkëngjiti edhe fjalën e plotë – se ishte e domosdoshme për t’u tërhequr vëmendjen.

‘Sqarim lidhur me mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur dje me këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste në Shkodër. Javës që kaloi anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë bojkotuar mbledhjen, si rrjedhim për mungesë kuorumi mbledhja nuk është realizuar. Pavarësisht se kjo situatë nuk ndodh për herë të parë, ishte e domosdoshme tërheqja e vëmendjes, për shkak se pika e parë e rendit të ditës ishte miratimi i ndihmës ekonomike për mijëra familje përfituese”, shkroi Bilali.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.