REAGIMI/ Renta minerare zero, Shehaj: Rilindja ka hallin e…

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Briseida Shehaj deklaroi se, industria minerare në vendin tonë ka një rënie me 17 për qind të eksporteve.

Shehaj, përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook”, shkruan se një gjë e tillë e ka shqetësuar shumë “rilindjen”, të cilët u ngritën në këmbë dhe kaluan projektligjin që bën 0 rentën minerare për 3 vjet, ulën detyrimin për të ngrirë vlerën e investimit në bankë me 90 për qind.

“Industria minerare në vendin tonë ka një rënie me 17% të eksporteve.

Kjo e shqetësoi shumë rilindjen, e u ngritën të gjithë në këmbë se helbete kanë hallin e shokëve. Kaluan projektligjin që bën 0 rentën minerare për 3 vjet, ulën detyrimin për të ngrirë vlerën e investimit në bankë me 90%.

Biznesi fason po copëtohet përditë, prodhuesit po ashtu, biznesit të vogël i rritët me 2000 euro kostot me fiskalizimin (ai sistemi që na kushton 18 milionë euro).

Tani dhe një pyetje të fundit.

A e dini kush është ai që përfitoi nga ky ligj?

Po s’e dini, nesër ua them unë”, shkruan Shehaj ndër të tjera.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.