ODIHR mbledh politikën për ‘Zgjedhoren’

Dy bashkëdrejtuesit e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri nga mazhoranca dhe Enkelejd Alibeaj nga opozita, kanë zhvilluar një takim me takim me përfaqësuesit e ODIHR-it.

Në një postim në rrjete sociale, Gjiknuri, që është njëkohësisht dhe Sekretar i Përgjithshëm i PS, thekson se në fokus të këtij takimi ishte ecuria e reformës zgjedhore dhe angazhimin i përbashkët për të rekuperuar kohën e humbur.

“Bashkë me kolegun e opozitës, Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, zhvilluam një takim me përfaqësuesit e ODIHR-it. Diskutuam mbi procesin e reformës, angazhimin e përbashkët për të rekuperuar kohën e humbur dhe ndihmën që do të mund të japë OSBE/ODIHR për komisionin”, nënvizon Gjiknuri.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.