Reforma në shëndetësi, Rama: Nuk do ketë më mjekë të dypunësuar
Kryeministri Rama foli për reformën në shëndetësi, duke theksuar se do të marrë fund dypunësimi i mjekëve, edhe në spitalet publike, edhe në ato private.
“Unë besoj se kura afatgjatë dhe e suksesshme për të adresuar plagën kanceroze të ryshfetit në shëndetësi është thellimi i reformës së sistemit. Natyrisht, të kalimit në tërësi në një fazë tjetër, ku faktikisht, bazuar në modelet më të mira, mund të arrijmë dhe do të arrijmë që spitalet publike të funksionojnë me një logjikë që harmonizon shërbimin falas për qytetarët me shpërblimin motivues për mjekët. Historia e mjekëve me dy stacione, një në spitalin publik dhe një në klinikën private, merr fund”, u shpreh Rama.
Sorry, the comment form is closed at this time.