Reagon për herë të parë Berisha: SPAK po më fut në hasmëri!

Lulzim Berisha, ka reaguar për herë të parë, pasi ai u akuzua nga SPAK, si i përfshirë në vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut, ndodhur 15 vjet më parë. Sipas gazetares Klodiana Lala, ai ka mohuar të ketë qenë pjesë e këtyre ngjarjeve. Sipas Berishës, në shkurt të 2005-s kur kanë ndodhur këto ngjarje, ai ka qenë për kurim në Turqi. Aktualisht, Berisha është në kërkim.

“Lulzim Berisha, në një mesazh pak minuta më parë, thotë se është i hapur për drejtësinë, po s’ka asnjë lidhje me ngjarjet kriminale. Thotë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Klodian Saliut, pasi kur ka ndodhur ishte për kurim në një spital në Turqi. Faktet ja ka bërë të ditur Krimeve të Rënda.

Për vrasjen e Vajdin Lamajt, ai e mohon kategorikisht implikim. Kërkon nga SPAK t’i vërë në dispozicion prova dhe fakte që e implikojnë. E gjitha kjo thotë se është sulm për qëllime politike ndaj tij. Nuk dihet nëse do vetëdorëzohet, por deklaron se SPAK duhet t’i vendosë prova përpara sepse po e fut në hasmëri me persona të ndryshëm”, tha gazetarja Lala.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.