Aksidenti në Kroaci/ Basha: I bashkohem dhimbjes në familjet kosovare

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave nga aksidenti tragjik në Kroaci.

Aksidenti ndodhi sot në mëngjes, kur një autobus me shqiptarë nga Kosova doli nga rruga. Për pasojë flitet për shumë viktima dhe të plagosur.

“Me trishtim të thellë mora lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci, në të cilin sipas të dhënave të para ka viktima e të plagosur.

I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve dhe u shpreh ngushëllimet më të ndjera.

Shërim të shpejtë të lënduarve. Zoti t’u japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve”, shkruan Basha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.