Raporti i “TIA”, PD: Korrupsioni i qeverisë mban emra ministrash e zyrtarësh të lartë
Demokratët e lexojnë raportin e “Transparency International” si pasqyrë të dështimit të qeverisë, në të cilin gjejnë vend denoncimet e opozitës.
Sipas selisë blu, niveli i lartë i korrupsionit dhe ligjet preferenciale e kanë kthyer ekzekutivin në zëdhënës të oligarkëve, klientëve dhe krimit të organizuar.
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se korrupsioni në faqet e raportit mban emra ministrash dhe zyrtarësh të lartë të Partisë Socialiste.
“Aty përmenden me emër dhe mbiemër njerëzit kryesorë që kanë blerë vota me krimin dhe kanë lehtësuar trafikun ndërkombëtar të drogës. Vangjush Dako, bashkëpunoi me klanin kriminal Avdulaj në blerjen e votave dhe frikësimin e votuesve në këmbim të trajtimit të favorizuar në institucionet lokale. Raporti flet për Saimir Tahirin dhe Damian Gjiknuri. Të parin e përmend për lidhjet me grupin Kriminal të Habilajve dhe trafikimit ndërkombëtar të drogës gjatë 4 viteve të para të mandatit të Edi Ramës. Mëkëmbësin tjetër Damian Gjiknuri, raporti e përmend si të akuzuar për aferën me CEZ, me të cilën i shkaktuan një dëm kolosal ekonomisë”, shpreh ai.
Sipas Partisë Demokratike, vendi ka nevojë për një qeversje të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve dhe se tashmë është koha për ndryshim.
Sorry, the comment form is closed at this time.