Rama zbulon ç’bisedoi me Kurtin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka folur për situatën politike në Shqipëri, sulmet e Iranit dhe takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

I pyetur nga moderatori i emisionit “Opinion” përse Kurti erdhi me urgjencë në Tiranë, Rama tha se nuk ishte aspak takim urgjent, “por një drekë e planifikuar”.

Ai tha se në qendër të bisedimeve ishte kriza energjetike.

Pjesë nga biseda

Rama: Pse Kurti mbërriti me urgjencë?

Rama: S’ka qenë me urgjencë. Ishte një drektë e planifikuar shumë kohë më parë.

Pyetje: Për çfarë keni diskutuar?

Rama: Kemi folur për krizën energjetike. Kosova ka një situatë shumë të vështirë, shumë të vështirë se ne. Ka një bazë strukturore shumë të vjetër. Një termocentral të vjetër…

Pyetje: E si mund ta ndihmojmë?

Rama: Kemi folur se si mund të bëjmë më shumë.

Pyetje: Rrezikon Kosova të ketë kufizim?

Rama: Ka. Në dimër mund të ketë shumë më shumë.

Pyetje: A mund ta ndihmojmë Kosovë?

Rama: Ne mund të këmbejmë. Kur ne kemi mundësi të këmbejmë, ne këmbejmë, por është e limituar mundësia që ne të ndihmojmë përtej një niveli të caktuar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.